ARKIPRO · NJOHURI PRAKTIKE

Udhëzues për projektin tënd.

Arkitekturë, ndërtim dhe rikonstruksion: nga dokumentet dhe sasitë deri te preventivi dhe ofertat. Artikujt shpjegojnë procesin, jo çmime të garantuara ose leje të aprovuara.

Llogarit koston orientuese

20 tema praktike përpara se të marrësh një ofertë

Po kërkon arkitekt, leje, projektim apo preventiv për një vilë? Fillo me dokumentet e parcelës dhe me një përshkrim të qartë të hapësirave që të duhen. Udhëzuesit e arkitekturës të tregojnë çfarë duhet t'i kërkosh studios, si të lexosh dorëzimet e projektimit dhe ku të verifikosh procedurat e lejes. Për punimet e ndërtimit, mos e krahaso një çmim karabinaje me një ofertë çelësa në dorë pa parë listën e përfshirjeve dhe të përjashtimeve.

Nëse ke një apartament ekzistues, udhëzuesit e rikonstruksionit të ndihmojnë të dallosh m² e dyshemesë nga m² e mureve, të renditësh instalimet përpara rifiniturave dhe të kërkosh preventiva sipas njësive të matjes. Këto artikuj nuk prezantojnë tarifat e një kontraktori si statistikë kombëtare: çmimet dhe sasitë reale varen nga projekti, dokumentet dhe gjendja e objektit.

Pas leximit, përdor kalkulatorin orientues për një kornizë fillestare buxheti ose publiko një kërkesë projekti për të krahasuar ofertat e profesionistëve mbi të njëjtën fushë pune. Për leje ndërtimi dhe ndërhyrje që kërkojnë përgjegjësi profesionale, konsulto projektuesin përkatës dhe udhëzimet zyrtare.